Një qytetar nga Shkodra i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një video, ku pretendon se pjesëmarrës në aktivitetin e organizuar nga Partia Socialiste pasditen e sotme në qytet janë sjellë edhe nga zona të tjera.
Në pamjet e dërguara shihet një autobus, ndërsa qytetari shprehet: “Ja se si Edi Rama i sjell patronazhistët nga qytetet e tjera për ta parë Edi Ramën në aktivitetin e tij në Shkodër”.
Pretendimi i tij vjen në të njëjtën ditë kur në hyrje të Shkodrës u zhvillua edhe një protestë kundër kryeministrit Edi Rama, me qytetarë që shpalosën pankarta dhe mesazhe kritike ndaj qeverisë.
Ndërkohë, Rama mori pjesë në aktivitetin e organizuar në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij në Shkodër, ai deklaroi se qeveria nuk është “shkatërrimtare”, por ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit në vend.