Aksident në Elbasan, makina përplas të moshuarin te vijat e bardha

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.06.2026, 21:10

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan, ku një automjet ka përplasur një të moshuar që, sipas dëshmitarëve, po kalonte rrugën në vijat e bardha.

Në videon e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një dëshmitar okular, i moshuari shihet i shtrirë në rrugë menjëherë pas aksidentit, ndërsa pak çaste më vonë në vendngjarje mbërrijnë shërbimet e urgjencës. Personeli mjekësor i jep ndihmën e parë dhe më pas e transporton të lënduarin me ambulancë drejt spitalit.

Deri në këto momente nuk dihet gjendja shëndetësore e të moshuarit, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Po ashtu, nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia lidhur me rrethanat e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit