Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin Elbasan-Prrenjas, në zonën e Funarit në Librazhd, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosura dy vajza.
Sipas informacioneve paraprake, të rejat që udhëtonin në njërin prej automjeteve të përfshirë në aksident, kanë mbetur të lënduara dhe janë transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Fatmirësisht, ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti shkaktoi gjithashtu bllokim të qarkullimit në aksin rrugor për rreth 40 minuta, ndërsa policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.