Shakira rikthehet me ‘Dai Dai’ në Botërorin 2026, bën bashkë yje të futbollit botëror pë klipin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.05.2026, 14:53

Shakira dhe Burna Boy kanë sjellë për publikun videoklipin e këngës “Dai Dai”, e cila është zgjedhur si himni zyrtar i Kupës së Botës FIFA 2026, në një produksion të madh që bashkon muzikën me disa nga figurat më të njohura të futbollit botëror.

Videoklipi u publikua të shtunën, më 23 maj, pak ditë pas prezantimit zyrtar të këngës si himni i Botërorit të ardhshëm. Në të shfaqen emra të mëdhenj të futbollit si Lionel Messi, Kylian Mbappé, Harry Kane, Rodri, Vinícius Júnior, Erling Haaland, Luis Díaz, Alphonso Davies, Jamal Musiala dhe Christian Pulisic.

Pjesë e projektit janë bërë edhe “Ghetto Kids Uganda”, një organizatë që mbështet fëmijët jetimë dhe ata në situata të vështira përmes aktiviteteve artistike si muzika, kërcimi dhe teatri, duke u ofruar gjithashtu mundësi arsimimi, strehim dhe kujdes shëndetësor.

Një nga skenat që ka tërhequr më shumë vëmendje është ajo ku Shakira shfaqet mbi monumentin “Angel of Independence” në Mexico City, si një dedikim për vendin që ka pasur një ndikim të rëndësishëm në karrierën e saj artistike.

Po ashtu është konfirmuar se artistja kolumbiane do të jetë pjesë e shfaqjes së parë zyrtare gjatë pushimit të finales së Kupës së Botës 2026, ku do të performojë së bashku me Madonna dhe BTS më 19 korrik 2026.

Ky projekt shënon rikthimin e Shakirës si interpretuese e një himni botëror, pas suksesit të jashtëzakonshëm që arriti me “Waka Waka (This Time for Africa)” në Kupën e Botës 2010.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit