“Snajperi” shqiptar Hadribeaj mund francezin, drejt titullit Botëror në boks

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.05.2026, 14:06

Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në karrierën e tij, duke triumfuar në ringun e Oberhausenit në Gjermani ndaj francezit Balary Samake. Përballja u zhvillua si një nga duelet më të rëndësishme për të dy sportistët, ndërsa Hadribeaj doli fitues pas një performance të fortë dhe vendimtare.

I njohur me nofkën “The Albanian Sniper”, Hadribeaj fitoi në sfidën “WBC World Final Elimination Fight”, një duel që e afron atë edhe më shumë me titullin botëror të WBC. Ky sukses përbën një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij drejt majave të boksit profesionist ndërkombëtar.

Boksieri shqiptar mbetet i pamposhtur në karrierën e tij profesioniste, duke u konsideruar si një nga emrat më të suksesshëm shqiptarë në sportin e boksit. Fitorja e fundit është pritur me interes të madh nga tifozët shqiptarë, të cilët e shohin atë gjithnjë e më pranë një titulli botëror.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit