Abdixhiku për Ramën: Ka qenë kandidat i pavarur në listën e LDK’së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.05.2026, 22:22

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK’ja nuk ka koalicion me PDK’në në kryeqytet. Këtë deklaratë e dha pasi kryetari i Prishtinës Përparim Rama vendosi të bashkëqeverisë me PDK-në në këtë komunë.

Abdixhiku pas takimit me kryesinë, i pyetur nëse Rama është anëtar i LDK-së, është përgjigjur se “ka qenë kandidat i pavarur brenda listës së LDK-së”.

“Kryetarët e komunave kanë të drejtë të bëjnë marrëveshje për shumicën që ata konsiderojnë, po nuk mund të them se ne kemi marrëveshje me PDK-në. E kam komunikuar edhe me Bedri Hamzën këtë çështje, i kam thënë a s’kemi marrëveshje, jo s’kemi marrëveshje. LDK-ja nuk ka bërë marrëveshje me PDK-në, dua të qartësojë për publikun se ne nuk kemi marrëveshje. Ato janë marrëveshje të kryetarit të komunës me partitë tjera politike, por LDK me PDK nuk kanë”, ka thënë Abdixhiku.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit