Mori leje nga burgu i Rrogozhinës, “avullon” 49-vjeçari i dënuar për tentativë vrasjeje

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.05.2026, 21:54

Një 49-vjeçar, i cili ishte larguar nga burgu i Rrogozhinës pasi kishte përfituar leje shpërblyese dhe nuk ishte kthyer më në afatin e caktuar, është vënë sërish në pranga nga forcat e policisë në Durrës.

Sipas njoftimit zyrtar të uniformave blu, bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E. M., 49 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas vuante dënimin për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë".

Autoritetet sqarojnë se 49-vjeçari ishte trajtuar me leje shpërblyese nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në vitin 2024. Megjithatë, pas përfundimit të afatit të lejes, ai nuk ishte kthyer më në ambientet e vuajtjes së dënimit për të shlyer pjesën e mbetur të dënimit të tij.

Menjëherë pas konstatimit të largimit të tij, policia u vu në kërkim dhe arriti ta lokalizonte dhe ta arrestonte atë sërish. Pas kapjes, shtetasi E. M. iu dorëzua IEVP Rrogozhinë për të vijuar vuajtjen e dënimit të mbetur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit