Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Udënisht të Pogradecit, ku një 80-vjeçar është përplasur nga një automjet.
Sipas informacioneve, makina që ka goditur të moshuarin ishte e tipit Benz.
Menjëherë pas ngjarjes, për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore, i moshuari është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Pavarësisht dërgimit në spital, ai nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë mbrëmjes.