1 Maji në Golem s’është pushim: Rrugët e plazhit bllokohen nga kantieret e ndërtimit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.05.2026, 18:03

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë tonë një situatë problematike që po ndodh në zonën e plazhit në Golem, pikërisht sot më 1 Maj, ditë pushimi zyrtar dhe në prag të sezonit veror.

Sipas tij, rrugët që të çojnë drejt plazhit janë bllokuar nga mjete ndërtimi, pa asnjë lloj sinjalistike paralajmëruese.

Kjo ka krijuar një situatë kaotike, si për pushuesit vendas që frekuentojnë zonën gjatë fundjavave, ashtu edhe për turistët e huaj.

Ai thotë se është e papranueshme që në një ditë pushimi dhe në prag sezoni, vizitorët të përballen me një çmenduri të tillë. Rrugët janë të zëna nga mjetet e ndërtimit pa asnjë paralajmërim.

Ai ngre shqetësimin për mungesën e sigurisë rrugore dhe kërkon reagim nga institucionet përkatëse, të cilat sipas tij duhet të garantojnë standardet minimale të sigurisë, sidomos në një zonë turistike.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ, data eshte 1 maj pushim zyrtar, ne prag te sezonit veror, dhe rruget e plazhit ne golem bllokohen nga mjetet e ndertimeve pa asnje lloj sinjalistike paralajmeruese dhe me mjete rrethanore. Nje situat kaotike si per ne qe vijm ne fundjav po ashtu edhe per turistet e huaj qe sbesoj se ndeshin diku tjeter neper bote kete lloj cmendurie shteterore. Nuk e di se per cfare paguhen taksat dhe ku qendrojn institucionet si ministria, si AMP aq me keq Bashkia Kavaje, nqs nuk sigurohet minimumi i sigurise rrugore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit