U kap me mbi 2 milionë euro drogë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.04.2026, 20:53

Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap duke transportuar një sasi të madhe kokaine të fshehur në automjet. Operacioni është zhvilluar në autostradën A1, në zonën mes Lodit dhe Piaçencës, ku u sekuestruan rreth 45 kilogramë lëndë narkotike, me një vlerë që në treg arrin mbi 2 milionë euro.

Ngjarja daton në mbrëmjen e 10 prillit, kur një patrullë e policisë rrugore ndaloi për kontroll një SUV luksoz pranë një zone shërbimi. Që në kontaktin e parë, drejtuesi i mjetit shfaqi sjellje të dyshimta dhe nuk dha shpjegime bindëse për udhëtimin. Dyshimet e efektivëve u shtuan edhe nga fakti se në automjet nuk kishte asnjë bagazh, raportojnë mediat italiane.

Pas kontrollit të detajuar, policia zbuloi një hapësirë të fshehtë të ndërtuar brenda makinës, ku ishin sistemuar rreth 40 pako kokaine, secila me peshë rreth 1 kilogram. Kontrolli vijoi edhe në banesën e të arrestuarit dhe në një automjet tjetër në pronësi të tij, ku u gjet edhe 1 kilogram shtesë kokainë si dhe rreth 10 mijë euro cash.

I dyshuari u arrestua në flagrancë dhe tashmë ndodhet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. Ky është rasti i dytë brenda pak javësh në të njëjtin aks rrugor, pasi në fund të marsit policia kishte sekuestruar edhe 2 kilogramë kokainë pas një ndjekjeje të gjatë mbi 30 kilometra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit