Shpërthim me bombë në Tepelenë, dy persona plagosen rëndë

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 21.04.2026, 15:06

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në fshatin Majkosh të Tepelenës, ku dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate.

Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur brenda një kasolleje, ndërsa rrethanat e plota të incidentit mbeten ende të paqarta.

Të lënduarit janë identifikuar si Xhulio Salaj, 28 vjeç dhe Lisien Shehu, 34 vjeç, banues në Memaliaj. Ata kanë pësuar djegie në trup dhe në fytyrë.

Menjëherë pas ngjarjes, dy të plagosurit janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Autoritetet pritet të kryejnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit