Pas lajmit për zjarrin e rënë në pallatin përballë QSUT-së, dalin pamje të reja që tregojnë momentet dramatike të ndërhyrjes së parë.
Në një video që po qarkullon, shihet qartë se si efektivët e policisë dhe disa qytetarë, sapo kanë parë flakët dhe tymin që dilte nga dritaret, janë turrur me vrap drejt hyrjes së godinës pa pritur asnjë sekondë.
Mes ulërimave të banorëve të tmerruar, policët dhe të rinjtë e pranishëm janë futur brenda pallatit për të orientuar evakuimin.
Raportohet se disa persona kanë marrë ndihmë mjekësore për shkak të tymit, ndërsa situata vijon të jetë nën monitorim.