Vijon beteja me flakët, asfiksohen dy qytetarë dhe dy zjarrfikës, nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.04.2026, 18:32

Zjarri i rënë në një kompleks pallatesh pranë QSUT në Tiranë ka lënë pas katër persona të asfiksuar, mes tyre dy qytetarë dhe dy efektivë të zjarrfikëses.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt urgjencës së QSUT-së, ku po marrin trajtim mjekësor, ndërsa ende nuk ka të dhëna të detajuara mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse vijojnë operacionin në terren, duke punuar për shuarjen e plotë të flakëve dhe evakuimin e banorëve që mund të ndodhen ende brenda ndërtesës. Prioritet mbetet nxjerrja e sigurt e çdo personi nga zona e rrezikuar.

Flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke përfshirë një pjesë të konsiderueshme të fasadës së pallatit, e cila është djegur pothuajse plotësisht. Deri në këto momente, nuk ka ende një bilanc të plotë të dëmeve në apartamente apo në strukturën e godinës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit