Lypësi “i sëmurë” në Shkodër, shfaqet duke ecur

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.12.2025, 12:57

Një tjetër rast shqetësues mashtrimi ka mbërritur nga qyteti i Shkodrës, ku një qytetar ka ndarë me redaksinë tonë një ngjarje që fatkeqësisht po shndërrohet në fenomen të zakonshëm në shumë qytete të vendit. Pamjet e dërguara tregojnë një lypës, i cili në shikim të parë duket krejtësisht i pamundur për të punuar dhe endet rrugëve duke kërkuar lëmoshë “për bukë”.

Në video, ai paraqitet me këmbë të shtrembëruara e të paafta për të ecur, një pamje që prek ndjenjën e çdo qytetari. Mirëpo, vetëm pak çaste më vonë, kamera e qytetarit e kap të njëjtin person duke ecur normalisht, pa asnjë vështirësi, sikur të mos ishte i njëjti njeri që pak minuta më parë lypte me gjymtyrë “të paralizuara”.

Ky nuk është rasti i parë i këtij lloji. Disa muaj më parë, JOQ Albania publikoi një video nga Vlora, ku një lypës që përdorte karrocë invalidi u filmua duke ecur në këmbë dhe duke konsumuar cigare.

Fenomeni po përhapet gjithnjë e më shumë dhe po krijon shqetësim tek qytetarët që shpesh ndihmojnë me shpirt të pastër, duke besuar se kanë përballë njerëz realisht në nevojë. Fatkeqësisht, disa individë abuzojnë me këtë mirësi, duke u shtirur si të sëmurë apo të paaftë, vetëm për të përfituar para të lehta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit