Driloni: Taksisti më përplasi në mes të Tiranës, policia se gjen dot

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.12.2025, 17:58

Drilon Liko, motorist dhe punonjës në një piceri në Tiranë, i është drejtuar redaksisë sonë për të bërë publik shqetësimin e tij pas një aksidenti që ndodhi një ditë më parë. Ai tregon se po dërgonte një porosi në lagjen “5 Maji”, kur në kryqëzimin e Selvisë një taksi i doli përballë në mënyrë të papritur. Për shkak se nuk arriti të frenonte në kohë, Driloni u përplas me taksinë.

Si pasojë e aksidentit, ai mbeti i shtrirë në asfalt dhe u ndihmua nga qytetarët e rastësishëm për t’u transportuar në spital. Edhe motori i tij ka pësuar dëmtime të shumta dhe është deformuar në disa pjesë.

Sipas Drilonit, të gjitha testet e kryera nga policia rrugore e kanë nxjerrë atë të rregullt, por problemi mbetet identifikimi i taksistit, i cili u largua nga vendngjarja. Ai shprehet i indinjuar që, pavarësisht dhjetëra kamerave të sigurisë në zonë, ende nuk është bërë i mundur gjetja e autorit të ngjarjes.

Sipas tij, shoferi i taksisë iku pasi kuptoi se kishte gabuar dhe duhet të mbante përgjegjësi. Driloni kërkon që ai të dalë para ligjit dhe të paguajë dëmet materiale, ndërsa u bën apel autoriteteve që të zbardhin sa më shpejt rastin.

Në mesazhin e tij, ai shkruan:

Motori në servis që u rregullua sot koshi i thyer. E zbërtheu mekaniku motori i ndërroi kryqin, tendën e hodha se s’bënte, plus të tjera. Dhe për vete qafën e kam me dhimbje komplet, shyqyr që në trup nuk pata thyerje e gjëra më të rënda. Të paktën dua të zbulohet kush është dhe të mos ia hedhë paq mes qendrës te Selvia. Në mes të Tiranës me 100 kamera të dali pa lagur. Mirë ai s’është njeri, sot më ndodhi mua, nesër mund t’i ndodhë dikujt tjetër dhe mund të ngelë pa dorë pa këmbë ose të vdesë. Nesër ai ia bën dikujt tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit