Greqi, Pitbulli sulmon për vdekje fëmijën 18-muajsh të shqiptarit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.12.2025, 15:04

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin Zakynthos në Greqi, ku një pit bull sulmoi për vdekje një fëmijë 18-muajsh, me baba shqiptar dhe nënë britanike, teksa po luante në oborrin e shtëpisë.

Sipas mediave greke, fëmija u dërgua me urgjencë në spital, por për fat të keq nuk mundi të mbijetojë. Autoritetet lokale po hetojnë rrethanat e sulmit, ndërsa prindërit janë mbajtur nga autoritetet.

Komuniteti vendas është i tronditur nga kjo tragjedi, që ka rikthyer vëmendjen mbi sigurinë e kafshëve shtëpiake dhe mbikëqyrjen e fëmijëve në ambientet e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit