Një aksident fatal është regjistruar mbrëmjen e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës, në segmentin verior. Si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve dhe një motomjeti, ka humbur jetën drejtuesi i motorit, shtetasi Olton Xhambeu, rreth 38 vjeç.
JOQ Albania ka siguruar pamje ekskluzive nga vendngjarja, ku shihet drejtuesi i motomjetit i shtrirë në rrugë menjëherë pas përplasjes.
Ambulanca mbërriti pak çaste më vonë, duke i dhënë ndihmën e parë të plagosurit rëndë. Pavarësisht përpjekjeve, 38-vjeçari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.
Policia njoftoi se drejtuesit e dy automjeteve të tjera, shtetasit Gj. L. dhe A. Sh., janë shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale. Grupi Hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë aksident të rëndë.