Gjendet një 67-vjeçar i pajetë pranë hekurudhës Peqin–Elbasan!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.11.2025, 13:50

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte pranë trasesë së hekurudhës që lidh Peqinin me Elbasanin, ku është gjetur i pajetë 67-vjeçari Bujar Mezini. Trupin e viktimës e ka zbuluar një kalimtar i rastësishëm, i cili ka njoftuar menjëherë policinë lokale.

Dyshohet se Mezini ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi kohët e fundit kishte pësuar hemorragji cerebrale, e cila mund të ketë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit