Prindërit po marrin receta nga ChatGPT për fëmijët e sëmurë: Mjekët paralajmërojnë rrezik për jetën

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.11.2025, 21:37

Një fenomen shqetësues po përhapet mes prindërve shqiptarë, përdorimi i ChatGPT për marrjen e recetave mjekësore për fëmijët. Mjekët pediatër raportojnë gjithnjë e më shumë raste ku prindërit, veçanërisht nënat e reja, i janë drejtuar platformës për të trajtuar fëmijët me viroza apo simptoma të tjera, duke sjellë pasoja serioze për shëndetin e tyre.

“Mund të them se kemi pasur shumë raste ku fëmijët vijnë me komplikacione, pasi janë trajtuar me receta të marra nga ChatGPT. Nëna e pranon vetë se ka ndjekur udhëzimet e tij,” shprehet një mjek i familjes, duke e cilësuar këtë praktikë “jashtëzakonisht të rrezikshme”.

Mjekët theksojnë se asnjë sistem inteligjence artificiale nuk mund të zëvendësojë ekzaminimin fizik të pacientit, dëgjimin e mushkërive apo vlerësimin klinik që bën një specialist.

“Problemi nuk është vetëm receta, por mungesa e diagnostikimit. ChatGPT nuk mund të shohë, dëgjojë apo vlerësojë pacientin,” shton mjeku.

Ekspertët bëjnë apel që në çdo rast sëmundjeje të konsultohet mjeku përkatës, duke paralajmëruar se përdorimi i inteligjencës artificiale për mjekim mund të kthehet në rrezik për jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit