32 familje në Durrës përballen me dëbimin: “Do vetëflijohemi, s’kemi ku të shkojmë”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.11.2025, 18:40

Një situatë dramatike është regjistruar në zonën e plazhit në Durrës, ku 32 familje janë urdhëruar të lënë banesat e tyre pas 35 vitesh jetesë. Bëhet fjalë për vilat nr. 36 dhe 38, të cilat sipas vendimit të gjykatës nuk janë më në pronësi të bashkisë, por të shtetasit Mikel Noçka, që i ka privatizuar në vitin 2012.

Të mërkurën në mëngjes, përmbaruesit kanë zbatuar urdhrin e lirimit të banesave, duke nxjerrë disa familje jashtë, ndërsa aksioni pritet të vijojë edhe të enjten. Pamjet dhe dëshmitë nga vendngjarja tregojnë tension të lartë mes banorëve dhe përmbaruesve.

“Do të hidhem nga kati i dytë nëse tentojnë të më nxjerrin,” është shprehur mes lotësh një prej banorëve, që thotë se nuk ka asnjë strehë tjetër. Të tjerë kanë paralajmëruar vetëflijim nëse nuk pezullohet vendimi, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve.

Banorët pretendojnë se janë trajtuar padrejtësisht dhe se prej dekadash kanë paguar detyrimet si qytetarë të ligjshëm, ndërsa kërkojnë që shteti të gjejë një zgjidhje humanitare për 32 familjet që tashmë ndodhen në rrugë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit