Shqiptarja vjedh çantën në dyqan, shitësja: Ta kthejë ose do denoncohet në polici

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.11.2025, 14:23

Një shqiptare, punonjëse dyqani në Athinë ka denoncuar një rast vjedhjeje të ndodhur në dyqanin ku punon.

Sipas saj, një gruaj me flokë të shkurtra dhe syze, me origjinë shqiptare dhe banore e zonës Maratona/Skinia, ka marrë një qese mbi kasë, e ka futur në çantë, sikur të ishte e saja.

Pas kësaj gruaja ka nisur të rregullojë flokët për të mos tërhequr vëmendjen dhe është larguar bashkë me çantën e vjedhur.

Shitësja i bën thirrje gruas të kthejë qesen, përndryshe do të bëjë denoncim në polici.

Denoncimi i shitëses:

"Pershendetje dua te denoncoj nje rast vjedhjeje. Jetoj ne Athine dhe jam shitese ne nje dyqan me rroba. Kjo zonja me floke te shkurta qe mban syze,vjedh nje qese siper kases, qe seshte e saja. E fut ne canten e saj dhe ben diven duke rregulluar edhe floket. Ju lutem shperndajeni te denoncojme vjedhjen dhe ti themi stop. Xhesti i saj eshte i ulet!! Zonja ishte shqiptare nga jugu,jeton ne maratona/skinia ne Greqi. Nese kjo video bie ne syte e saj i them te kthej qesen ose perndryshe do i bej denoncim ne polici.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit