Me 250 doza kokaine dhe Audi luksoz, 24-vjeçari shqiptar arratisje spektakolare nga spitali në Angli

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.11.2025, 10:59

Një 24-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Albjon Metlekaj, është dënuar me katër vite burg nga Gjykata e Lartë e Cambridge (Cambridge Crown Court) më 31 tetor 2025, pasi u shpall fajtor për posedim me qëllim shpërndarjeje të drogës së klasës A, drejtim të rrezikshëm të automjetit dhe arratisje nga kujdesi ligjor. Gjithashtu, atij i është ndaluar drejtimi i makinës për tre vite e nëntë muaj.

Sipas policisë së Suffolk, ngjarja ndodhi më 5 korrik 2025, kur oficerët e Sentinel West Team lokalizuan një Audi A7 të zezë të dyshuar për përfshirje në shpërndarjen e drogës. Metlekaj refuzoi të ndalonte dhe nisi një arratisje të rrezikshme, gjatë së cilës u përplas me një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme të lehta dhe rrezikoi jetën e një këmbësori.

Gjatë ndjekjes, nga makina u hodh një çantë, e cila më vonë u gjet dhe përmbante rreth 250 qese me kokainë, me vlerë rreth 12,500 paund. Analizat forenzike e lidhën direkt Metlekajn me drogën.

Pas arrestimit, ai u arratis nga spitali ku po merrte trajtim mjekësor, por u kap tetë orë më vonë pas një operacioni të gjerë kërkimi.

Oficeri PC Mike Spurling u shpreh se “ishte vetëm fati që askush nuk u lëndua nga drejtimi i tij i rrezikshëm” dhe theksoi rëndësinë e largimit të substancave të tilla nga rrugët e Suffolk-ut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit