Disriminimi i pagave në Postën Shqiptare: Drejtori ndryshohet, punonjësit mbeten me paga minimale

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 05.11.2025, 10:31

Drejtori i Postës Shqiptare ndryshohet, ndërsa punonjësit mbeten me rroga minimale prej 300 mijë lekëve të vjetra. Një nga punët më të vjetra dhe më me respekt është ajo e korrierit ose e punonjësve të postës.

Shqipëria Postare, që është një ndër institucionet që lidh Shqipërinë me botën, sot ka paga shumë diskriminuese në treg dhe që nuk u përgjigjen nevojave e shpenzimeve të kohës.

Një specialist, sipas burimeve të konfirmuara, merr sot një pagë mujore prej 35,000 lekësh bruto.

Për këtë institucion nuk afrohet askush për të punuar. Në redaksinë tonë kanë ardhur denoncime se, edhe pse mbledhjet për këtë çështje po përshkallëzohen, Balluku dhe të drejtues, nuk flasin për rritjen e pagave të specialistëve.

Është ironike si në kohën e Ahmetajt, ku disa sekretare fshehën brenda tubave të stufës 500,000 euro, ndërsa sot disa zonja dhe zotërinj paguhen me shumë pak se një sanitare, thotë një prej punonjësve për JOQ.

Nuk dihet nëse administratori i ri i Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj, do të bëjë diçka për të ndryshuar situatën dhe për paga më dinjitoze. Ama, dihet se administrata e postës, ku punojnë një tufë partiakësh, kanë rroga milionëshe në krahasim me ata që bëjnë punën e vërtetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit