I nderuar Edi Rama,
Unë jam një pensioniste nga Librazhdi, 64 vjeç. Dje, mediat raportuan se do të rritni pensionet dhe do të mbani premtimet tuaja. Më lejoni të ndaj perspektivën time me ju.
Kam qenë socialiste gjithë jetën, madje kur Fatos Nano vizitoi Librazhdin, djali im i dha një trëndafil dhe ai e mori në krahë. Kam patur fatin të takoj edhe nënën tuaj të ndjerë, znj. Aneta Rama, e cila ishte krenare për ju. Megjithatë, a do të ishte ajo ende krenare po të shihte se pas 13 vitesh qeverisje, vetëm tani kujtoheni të na jepni një shtesë modeste mujore? Pensioni im është 9,000 lekë. Vuaj nga dy sëmundje kronike – diabet dhe astmë. Pompa e astmës nuk më rimbursohet, ndërsa shpenzimet për ilaçe janë 15,000 lekë në muaj. Pensioni nuk më mjafton as për ilaçe, as për ushqim apo qira.
Ti nuk ke nënë dhe nuk munde ta dish se çfarë do të thotë të kesh një nënë pensioniste. Më dhemb shpirti për djalin tim të vetëm në Librazhd, i cili punon në tre vende të ndryshme për të na mbajtur mua dhe bashkëshortin tim. Ai po sakrifikon të ardhmen dhe nuk ka mundësi të krijojë familjen e tij. Taulanti ka mbushur bashkinë me punonjës të pa specializuar dhe djali im, megjithëse ka dy diploma universitare, mbetet me një pagë qesharake. Kujtoni se jeni Zot, por një ditë do dilni dhe ju në pension. Çfarë do të bëhet pastaj me patronazhistët tuaj?
Mendoja se pensioni supozohet të jetë në një moshë, kur ti merr frytet e gjithë këtyre viteve punë, por jo përballë çmimit të energjisë së ngritur, ilaçeve mujore e të tjera shpenzimeve.
Sot jam gati në kufijtë e depresionit, se s`di si të nxjerr fundin e muajit së bashku me burrin tim, i cili është invalid. Kemi punuar një jetë të tërë dhe marrim pensione të ulëta
Do ju kujtojmë gjithmonë për keq dhe mos mendoni se në mandatin e fundit mund të korrigjoni 13 vitet që na keni zhgënjyer. Jam e zhgënjyer.
Jam e gatshme për takim, mund të më kontaktoni nëpërmjet JOQ. Me respekt, një pensioniste e zhgënjyer nga Librazhdi
Screenshot nga pensioni zonjës,
