26-vjeçari shqiptar në Selanik gjendet i pajetë, në trup ka plagë me armë zjarri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.11.2025, 09:17

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Selanikut, ku një 26-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në një apartament Airbnb në rrugën Orfanidou 8, në katin e gjashtë, pranë rrugës Dodekanisou.

Sipas informacioneve paraprake nga policia greke, i riu dyshohet se është vetëqëlluar me armë zjarri, pasi në trupin e tij janë konstatuar plagë të shkaktuara nga armë.

Në vendngjarje ndodhen forcat e DIAS dhe mjeku ligjor, i cili po kryen ekzaminimet për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për vetëvrasje apo një vrasje aksidentale.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë nga autoritetet greke.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit