“Ju thafshin duart deri në rrëzë kush i hedh”, banorët injorojnë shënimin dhe hedhin sërish mbeturina

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.11.2025, 00:05

Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, e dërguar nga një qytetar nga Tirana, i cili ka filmuar një situatë aq absurde sa edhe komike. Brenda një ashensori të një pallati në zonën e Komunës së Parisit janë hedhur mbeturina, ndërkohë është ngjitur një letër paralajmëruese plot “zemërim qytetar”.

Në shënim shkruhet:

“O njerëz kafshë! A ju thafshin duart në rreze që lini mbeturinat e rrugës! Turpi ju mbulofte, pisanjosë!”

Pavarësisht tonit të ashpër të letrës, ironia është se ajo nuk ka shërbyer aspak si paralajmërim, pasi disa banorë vazhdojnë të hedhin mbeturina pikërisht aty ku gjendet mesazhi.

Një shembull tipik i mentalitetit “e di që s’duhet, po e bëj gjithsesi”, që tregon më shumë se çdo fjalim për mungesën e kulturës qytetare në disa zona të kryeqytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit