Nuk gjen qetësi Kadastra e Vlorës: Pas 5 muajsh në detyrë, Genc Deromemaj largohet nga posti i drejtorit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.11.2025, 19:38

Kadastra e Vlorës vazhdon të përballet me lëvizje të shpeshta në drejtim të institucionit. Vetëm pesë muaj pas marrjes së detyrës, Genc Deromemaj ka vendosur të largohet nga posti i kreut të këtij institucioni. Vendimi i tij për t’u tërhequr është marrë së fundmi, megjithatë arsyet mbeten ende të paqarta.

Deromemaj mori drejtimin e Kadastrës së Vlorës në një periudhë të ndërlikuar, ku institucioni ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për problematika të shumta që lidhen me pronat, konfliktet e brendshme dhe menaxhimin e dosjeve.

Burime bëjnë me dije se për largimin e tij nuk është bërë ende asnjë deklaratë zyrtare, ndërsa deri më tani nuk dihet nëse dorëheqja lidhet me arsye personale apo me presionet dhe sfidat që kanë karakterizuar punën në këtë institucion.

Kujtojmë se Kadastra e Vlorës ka ndërruar disa drejtues gjatë viteve të fundit. Shumë prej tyre janë larguar pas pak muajsh në detyrë, shpesh në rrethana të ngjashme, për shkak të konfliktualitetit të brendshëm dhe dosjeve të vjetra që vijojnë të mbeten problematike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit