Super mbrëmje në Champions League: Përplasje gjigantësh në Anfield dhe spektakël në Paris

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.11.2025, 18:33

Champions League rikthehet sonte me një mbrëmje elektrizuese plot emocione dhe duele të mëdha në stadiumet e Europës. Grupi i yjeve të kontinentit do të përballet në supersfida që pritet të mbajnë miliona tifozë të ngjitur pas ekranit.

Pa dyshim, ndeshja që do të tërheqë më shumë vëmendje është derbi europian midis Liverpool dhe Real Madrid, që zhvillohet në legjendarin “Anfield” në orën 21:00.

Takimi ka një ngarkesë të veçantë emocionale, pasi Trent Alexander-Arnold, që këtë verë u transferua te “Los Blancos”, do të rikthehet për herë të parë në stadiumin ku u rrit dhe u bë idhull për tifozët e “The Reds”.

Real Madrid vjen në këtë sfidë me tri fitore nga tri ndeshje, ndërsa Liverpool ka regjistruar dy fitore dhe një humbje, duke e bërë këtë duel një test të vërtetë force për të dyja skuadrat.

Por emocionet nuk mbarojnë këtu. Një tjetër superpërballje zhvillohet në Paris, ku kampionët në fuqi të Champions League, Paris Saint-Germain, presin në “Parc des Princes” skuadrën gjermane Bayern Munich.

Të dyja ekipet ndajnë të njëjtin numër pikësh dhe golaverazh identik, por PSG kryeson grupin falë një goli më shumë. Dueli pritet të jetë spektakolar, me yje si Mbappé, Kane, Musiala dhe Dembélé që premtojnë një mbrëmje plot gola e adrenalinë.

Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes:

Arsenal udhëton në Pragë për t’u përballur me Slavia-n, me synimin për të vazhduar serinë e fitoreve perfekte.

Napoli, me Elif Elmas në fushë, pret Eintracht Frankfurt-in në “Diego Armando Maradona”.

Atletico Madrid do të luajë në shtëpi ndaj Royal Union, ku pritet të marrë një fitore të lehtë.

Monaco udhëton në Norvegji për sfidën me Bodø/Glimt, ndërsa Juventus kërkon fitoren e parë sezonalë kundër Sporting Lisbonës.

PSV Eindhoven do të përballet me Olympiakos-in, dhe Tottenham Hotspur pret FC Kopenhagen-in në “Tottenham Stadium”.

Një mbrëmje që premton futboll të madh, emocione dhe gola, me sytë e Europës të drejtuar drejt Anfield-it dhe Parisit, ku historia e Champions League do të shkruajë një tjetër kapitull magjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit