Milionat letër në fushatë/ PS pagoi 570,000€ mediat, PD 416,000€

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.11.2025, 15:08

Janë zbardhur faturat dhe emrat e përfituesve nga shpenzimet mediatike gjatë fushatës elektorale të 11 majit. Analiza e të dhënave të publikuara nga VNA tregon se Partia Socialiste, nën drejtimin e Edi Ramës, ka paguar rreth 571 mijë euro për reklama dhe bashkëpunime me media, televizione, portale dhe rrjete sociale.

Nga ana tjetër, Sali Berisha ka shpërndarë një shumë prej 416 mijë eurosh, shpenzim që do të kishte qenë edhe më i larti i fushatës, nëse nuk do të ishte përfshirë pagesa për konsulentin amerikan Chris Lacivita.

Përfituesit kryesorë të buxheteve të fushatave mbeten dy televizione kombëtare, Top Channel dhe TV Klan, të cilat kanë marrë pjesën më të madhe të fondeve publicitare.

Më poshtë paraqiten pagesat e plota të kryera nga PS dhe PD gjatë periudhës elektorale.

MEDIAT E PAGUARA NGA PS

Pagesat janë renditur sipas shumës, duke filluar nga më e larta, pavarësisht nëse janë klasifikuar si 'Media' apo 'Media sociale'.

Totali i pagesave për Media (përfshirë Median Sociale): 57,175,720 LEKË (570 mijë euro)

Shuma e Paguar (LEKË) Shitësi/Furnizuesi

8,000,000 Faber Media @Produktion GMBH

6,011,192 Media Vizion sh a

5,462,058 Top Channel

5,000,000 MTSC

3,955,924 Tv Klan

3,660,604 TV Klan

3,437,350 Top News

2,650,742 TV Klan

2,000,000 ABC

2,000,000 Johaniteri

1,612,790 G2 Media sh a

1,500,000 Fax Media News sh a

1,207,155 (Pa emër shitësi/furnizuesi)

1,000,000 Shqiptarja .Com

889,440 Top Albania

861,794 Tring TV

610,560 (Pa emër shitësi/furnizuesi)

526,000 TV Klan

493,000 Tribuna News Network Greqi

387,210 G2 Media sh p k

250,000 Club Muzikor

174,400 Euro Ballkan News sh p k

87,651 TV Klan

48,429 TVKlan

MEDIAT E PAGUARA NGA PD

Totali i pagesave të kryera për mediat (Media dhe Media sociale) është 41,680,227 LEKË (416 mijë euro)

Këto pagesa janë kryer kryesisht nëpërmjet transfertës bankare ose me kartë krediti/debiti, siç detajohet në Seksionin II të raportit (Shpenzimet e partisë):

Pagesat për Media (Media & Media Sociale)

Shitësi/Furnizuesi Shuma e Paguar (Njësi Monetare)

Vox News 234,000

Blendi Fevzi 117,240

Media Group Connects 195,400

Focus Media News 381,018

Panorama Group sha 139,200

ABC News 68,705

Media Vizion 176,670

Piranjat 195,400

Acromax Media GmbH 983,000

Top Albania 9,821

(Nuk ka emër të dhënë) 197,000

Shqip 24,552

G 2 Media shpk 91,014

Meta 23,594

Meta 44,115

Meta 305,375

Meta 349,000

TV Klan 5,492,313

Top Channel 1,499,158

Top Channel 296,100

TV Klan 360,000

Fax Media News sha 314,208

Dosja shpk 197,000

Euro Balkans News shpk 492,550

Meta 392,625

3 DS&AF Entertainment 3,000,000

Ora News 1,793,583

G2 MEDIA SHPK 1,796,000

FOCUS MEDIA NEWS 1,954,900

MEDIA VIZION SHA 830,955

Top Channel 1,565,090

Johaniteri 1,300,000

Tring TV 312,244

Euro Balkans News shpk 490,050

Qendra per Informim te Hapur 354,960

Meta 350,689

Meta 388,260

Top Channel 2,911,290

TV Klan 2,920,380

City News Albania 1,000,000

Top Albania 400,000

Club Muzikor 200,000

Meta 216,350

TV Klan 3,253,115

Focus Media News 1,858,679

Ora News Shpk 822,550

Media Vizion sha 835,365

Euro Balkans News shpk 493,900

MTSC shpk 296,130

MC Shpk 394,040

Ismet Drishti 50,000

Digit-Alb sha 169,814

Media Solution 98,800

Meta 216,500

Meta 217,250

Meta 173,800

City News Albania 360,000

Papadhimitri Film Production 181,800

Ora News Shpk 823,133

Shqiptarja .com 177,804

Meta 217,250

Meta 238,412

Top Channel 2,477,220

Focus Media News 988,900

MTSC 1,186,680

Media Vizion sha 837,654

Meta 251,662

Meta 162,860

Papadhimitri Film Production 416,640

Meta 257,607

Meta 156,180

Meta 276,098

Meta 188,665

Qendra per Informim te Hapur 24,168

Meta 52,497

Meta 1,039

Meta 44,476

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit