“Çahen tubacionet në gjimnazin “Said Najdeni” në Peshkopi” Shkolla kthehet në pishinë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.11.2025, 15:04

Sot disa nxënës të gjimnazit "Said Najdeni" në Peshkopi kanë denoncuar se shkolla është mbushur me ujë. Sipas tyre, kjo ka ndodhur për shkak të një problemi me tubat e ujit, pasi shi ka rënë shumë pak. Nxënësit dyshojnë se problemet me tubat mund të kenë shkaktuar përmbytjen, pasi shiu nuk ka qenë aq i madh sa për të justifikuar këtë situatë.

Ata kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen e infrastrukturës së shkollës dhe kanë kërkuar që të merren masa për të parandaluar përmbytje të tjera në të ardhmen.

“Përshëndetje JOQ! Gjimnazi "Said Najdeni", Peshkopi, Dibër. Data: 4.11.2025 S’ka rënë aq shi sa për të bërë këtë, kanë plasur tubat, kam përshtypjen. Shi pothuajse s’ka rënë fare", thuhet në denoncimin e nxënësve të gjimnazit "Said Najdeni" në Peshkopi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit