“Shteti” s’pyet për rregulla, me monopatinë në mes të asfaltit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.11.2025, 17:29

Prej disa javësh tashmë në Tiranë por edhe në të gjithë Shqipërinë është ndaluar qarkullimi me monopatina dhe skuterë elektrikë.

Mijëra mjete të tilla janë sekuestruar nga Policia me argumentin se janë rrezik në rrugë, dhe kanë ndikuar në rritjen e numrit të aksidenteve. Por në kontrast me këto aksione që i kanë shkaktuar qytetarëve humbje të konsiderueshme ekonomike, duket se efektivëve të Policisë nuk u hyn “gjemb në këmbë”.

Në disa raste ata janë parë të qarkullojnë rrugëve me këto mjete që me urdhër të drejtorit të Policisë dhe Ministres së Brendshme janë të ndaluara. Njëjtë si ky efektiv në zonën e Rrugës së Kavajës në Tiranë.

Polici në pamje, përveçse qarkullon me skuter (mënyrë e ndaluar), nuk respekton as rregullat e qarkullimit. Ai shihet se nuk lëviz në korsinë e dedikuar të biçikletave, por futet përmes makinave në nëpër asfalt.

“Përshëndetje! Shikojeni pak Policinë tonë me monopatina në rrugë, ndërkohë që janë këta që të ndalojnë dhe ta sekuestrojnë. Dhe për më tepër nuk ecën as në korsinë e biçikletave, por në mes të rrugës së makinave. Është te rruga Kavajës, pa vajtur te kryqëzimi 21-shit. Mori drejtimin për te rajoni policisë tek 21-shi. Ishte rreth orës 16:00 ose 16-e pak,” shkruan denoncuesi.

Ky rast ngre dyshime për trajtimin e dyfishtë mes qytetarëve dhe zyrtarëve shtetërorë.

Shkrimi u mor nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit