Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një minierë në zonën e Theknës, Martanesh, ku ka humbur jetën administratori i subjektit minerar, 62-vjeçari Sulejman Kurti.
Sipas informacioneve të para, viktima kishte shkuar në minierë për të kontrolluar punimet në frontin e punës, kur në rrethana ende të paqarta është aksidentuar. Për shkak të plagëve të marra, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë në vend.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave.
Nga ana e policisë janë shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të minierës, me qëllim marrjen e dëshmive dhe verifikimin e kushteve të sigurisë në punë.
Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, për të përcaktuar nëse ngjarja ka ardhur si aksident pune apo ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë minerare.