“U vendosën pak muaj më parë, banorët shkatërrojnë stolat dhe koshat e përbashkët në lagje”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.11.2025, 10:59

Një qytetar ka denoncuar përmes redaksisë një situatë shqetësuese që po ndodh në rrugën “Kadri Roshi” në Tiranë.

Sipas tij, banorët e zonës kanë shkatërruar stolat dhe koshat e mbeturinave, duke e kthyer hapësirën publike në një vend plotë mbeturina dhe erë të rëndë.

Qytetari tregon se stolat ishin vendosur para disa muajsh si vendpushim për banorët, por tashmë janë thyer dhe dëmtuar. Edhe pesë koshat e mbeturinave që ndodheshin aty më parë janë shkulur, ndërsa plehrat hidhen në mes të rrugës.

Sipas denoncuesit, kjo gjendje ka bërë që ambienti të jetë tepër i ndotur dhe i pakalueshëm, ndërsa askush nuk merr masa për mirëmbajtjen e lagjes. Ai bën apel që banorët të tregojnë më shumë ndërgjegjësim, të ruajnë pastërtinë dhe të mbrojnë hapësirat e përbashkëta, pasi situata po përkeqësohet çdo ditë e më shumë.

Ai kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për pastrimin dhe rregullimin e zonës, si dhe më shumë kontrolle për të parandaluar raste të tilla në të ardhmen.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendtje! Ktu jemi ne rrugen Kadri Roshi, Tiranë. Banoret i kane shkatrru stolat edhe koshat e mbeturina i kane shklyer. Edhe kto 3 stola q na u mundsuan si ( vendpushimi ) na i shkatrrun. Nuk e di se ca lloj kategorie jane dhe ambjenti esht shum i pisett. Kan qene mbi 5 kosha mbeturinash, tani jan shkulur dhe mbeturinat hidhen ne shesh. Dua tju jap nje mesazh sensibilizus banorve te lagjes se mahalla Teneqes: Te mirembajne pastertin e lagjes dhe gjithashtu, ruajtjen e ambientit publik. Rreth nji vit kishin stolat qe u vendosen te ri. As nji vit si kan ber

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit