Shpërthim me tritol në një biznes në Kuçovë, lënda plasëse ishte vendosur tek dera

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.11.2025, 09:40

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Kuçovës gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Postobllok, pranë një biznesi në pronësi të shtetasit G. S., ku dyshohet se është vendosur një sasi e vogël tritoli pranë derës hyrëse. Për fat të mirë, nga shpërthimi nuk janë raportuar persona të lënduar.

Sipas policisë, shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale në ambientet e biznesit. Forcat e rendit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën për të siguruar provat që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa po hetohen disa pista që lidhen si me motive personale, ashtu edhe me ato ekonomike. Policia e Kuçovës është angazhuar për të vënë në pranga autorin apo autorët që qëndrojnë pas këtij akti kriminal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit