Dajti mbushet me plehra, papërgjegjshmëria e qytetarëve po shkatërron natyrën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.11.2025, 11:01

Vjeshta ka zbukuruar Malin e Dajtit me ngjyrat e saj karakteristike, por pamjet që vijnë nga zona tregojnë një realitet shqetësues. Një qytetar ka dërguar video për JOQ Albania, ku shihen mbeturina të shpërndara në tokë, duke e kthyer këtë vend të mrekullueshëm në një kosh publik.

Qytetari shprehet se ndërsa natyra është vërtet e bukur në këtë periudhë, njerëzit po e shkatërrojnë atë me sjelljen e tyre të papërgjegjshme. Ai u bën thirrje autoriteteve dhe vizitorëve që të tregojnë më shumë kujdes për mjedisin, në mënyrë që Dajti të mbetet një destinacion i pastër dhe i vizitueshëm për të gjithë.

“Përshëndetje JOQ! Shikoni sa bukur ka ardhur vjeshta në Malin e Dajtit, por ndërkohë shikoni çfarë bëjnë njerëzit. Vendi është kthyer në kosh publik. Këtë natyrë të bukur, ta katandisësh kështu, plot plehra”, shprehet qytetari teksa ka dërguar edhe video ku shihen plehra në tokë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit