Shqipëria e para për popullsinë në kurbet, shkak pagat e ulëta dhe çmimet e larta

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.11.2025, 08:55

Sipas të dhënave të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), në vitin 2023 Shqipëria renditet e para ndër 45 vende me përqindjen më të lartë të emigrantëve në raport me popullsinë. Për çdo një mijë banorë shqiptarë, 22.1 janë emigrantë në 38 vendet e OECD-së, duke e vendosur vendin shumë përpara Rumanisë me 12.7, Bullgarisë me 11.9 dhe Kubës me 10.6 emigrantë për çdo 1000 banorë.

Ky nivel i lartë emigrimi tregon se një në katër shqiptarë ka emigruar jashtë vendit, që pasqyron përmasat e mëdha të lëvizjes demografike gjatë dekadës së fundit. Ndryshe nga vendet me konflikte apo kriza humanitare, si Siria apo Afganistani, emigracioni shqiptar është i motivuar kryesisht nga arsye ekonomike e sociale, përfshirë mungesën e mundësive në tregun e punës, pagat e ulëta dhe rritjen e kostove të jetesës.

Në nivel rajonal, Shqipëria e tejkalon mesataren e rajonit dhe të Bashkimit Europian, duke u përballur me boshatisje të popullsisë aktive, mungesë fuqie punëtore dhe plakje të shpejtë të shoqërisë. Emigracioni drejt Italisë, Gjermanisë, Greqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar po kthehet në një sfidë të madhe strukturore për ekonominë shqiptare, me pasoja në produktivitet, konsum dhe zhvillimin afatgjatë të vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit