Prrenjas: 62-vjeçari humb jetën pasi përplaset nga “Mercedes-Benz”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.11.2025, 19:29

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Urakë–Katjel, në vendin e quajtur Kotodesh, në Prrenjas.

Sipas informacioneve zyrtare, një automjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur këmbësorin Qani Malo, 62 vjeç, banues në Kotodesh, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, R. A., 27 vjeç, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes tragjike.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin shpejtësinë e lartë, veçanërisht në zonat e banuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit