Gjykata Kushtetuese lë Erion Veliajn kryetar bashkie, anulohen zgjedhjet

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.11.2025, 17:18

Gjykata Kushtetuese ka vendosur t’i japë të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës, pavarësisht se ndodhet në paraburgim.

Vendimi i trupës gjykuese është marrë me shumicë votash, 5 pro dhe 3 kundër, duke rrëzuar kështu vendimin e mëparshëm të Qeverisë që parashikonte shkarkimin e tij, pas propozimit të bërë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Në përfundim të këtij vendimi, shpallet i pavlefshëm edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës, duke nënkuptuar kështu anulimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryeqytetin që ishin vendosur pët t'u mbajtur në 9 nëntor 2025.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit