Përdhunoi 29-vjeçaren në makinë, i riu kapet në lokal me shokët duke pirë kokainë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.11.2025, 16:53

Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar të dentifikuar si Armando Mirashi, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në automjetin e tij, ndërsa më pas i dyshuari ka shkuar në një lokal, ku sipas policisë konsumoheshin dhe shiteshin lëndë narkotike.

Përveç Armando Mirashit, në pranga kanë rënë edhe pesë shtetas të tjerë, klientë të lokalit, për moskallëzim krimi. Ata janë: Ersel Kumrija, Endrit Kumrija, Anesti Prroi, Siciljan Cakraj, Klevi Reka, Anxhelo Hodja.

Gjatë kontrollit të lokalit, policia sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një jelek antiplumb dhe dy shkopa bejsbolli, ndërsa në automjetin e 31-vjeçarit janë gjetur një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi kokaine.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave të lidhura me aktivitetin kriminal të lokalit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit