Hajduti i mitur thyen dy fasadat e xhamit, shkoi për të vjedhur por për pak humbi jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.11.2025, 16:34

Prej disa javësh tanimë, redaksia e JOQ Albania ka raportuar një seri grabitjesh të përsëritura në kryeqytet, ku protagonist është një i mitur që duket sikur e ka kthyer 'zanatin' në profesion pasi autoritetet nuk marrin asnjë lloj mase ndaj tij.

Me kaçavidë e levë në dorë, ai hap dyert e kioskave, lokaleve e bizneseve, merr xhiron ditore dhe largohet pa lënë gjurmë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Por këtë radhë dëmi që ka shkaktuar i ka rrezikuar edhe jetën. JOQ ALBANIA ka siguruar pamjet e një vjedhje të dështuar nga ky i mitur. Ai është futur në ambientet e brendshme të një restoranti peshku dhe duke përdorur një levë dhe një kaçavidë ka tentuar të hapë derën e brendshme. Por gjatë kësaj tentative, ai ka thyer dy fasadat e xhamit duke vënë në rrezik edhe jetën e tij.

Pronarët e biznesit në fjalë, por edhe ne si redaksi, i kërkojmë Policisë së Shtetit dhe institucioneve përgjegjëse që të marrin masa sa më parë për këtë të mitur që është kthyer në një makth të vërtetë për shumë biznese.

Por për Policinë e Shtetit, duket se më e lehtë është të ndëshkosh një qytetar me skuter, sesa të ndëshkosh një hajdut që bën ligjin në mes të qytetit si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit