Djali i mëson vajzës të qëllojë me pistoletë, videon e publikojnë në internet

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.11.2025, 17:46

Problemet e rendit dhe sigurisë vijojnë të jenë ndër shqetësimet më të mëdha në vend. Ngjarjet e përditshme me atentate, vrasje dhe plagosje krijojnë ndjesinë se policia nuk po arrin të mbajë nën kontroll situatën.

Në qytetin e Fierit, duket se fenomeni është edhe më i theksuar, ku sipas banorëve, frika ndaj ligjit dhe autoriteteve mungon pothuajse plotësisht. Një rast i fundit e tregon qartë këtë realitet.

Në një video të bërë publike nga një vajzë me inicialet A.Z., banuese në Mbrostar Ura, Fier, shihet një i ri që mban armë dhe i mëson asaj si të qëllojë. Vajza e ka shoqëruar videon me mbishkrimin “Partner në krim”, por më pas e ka fshirë nga rrjetet sociale.

Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë tonë, qytetarët janë të shqetësuar sigurinë e tyre dhe të fëmijëve. Qytetari i bën apel policisë që të shtojë kontrollet, dhe të ndëshkojë këta njerëz që sipas tij “bëjnë karshillëk me armë në rrjetet sociale”.

Në denoncimin e plotë qytetari shkruan:

Përshëndetje JOQ! Po dëgjojmë vrasje përditë dhe rrinia sot tallen me armë nëpër duar. Dalin tërë krenari nëpër rrjetet sociale. Këto janë pasojat që ne dëgjojmë vrasje përdritë. I lutemi Policisë së Fierit që të marrë masa. Shpresoj me këtë video të ndërgjegjësohen njerëzit e mos të dalin të bëjnë karshillëk me armë, se që këtu fillojnë këto vrasje që dëgjojmë.

Ku po i rrisim në fëmijët tanë, kur njerëz të tillë shëtisin të lirë me armë nëpër çanta. A., Z., është kjo vajza që duket në pamje dhe ka publikuar videon që e ka fshirë më pas, nga Mbrostar Ura, Fier.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit