Aksident i trefishtë në Strum–Roskovec, 33-vjeçari humbi jetën pas gabimit fatal të një shoferi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.11.2025, 12:38

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i trefishtë që ndodhi një natë më parë në aksin rrugor “Strum–Roskovec”, ku humbi jetën 33-vjeçari Klajdi Hoxha, baba i dy fëmijëve të mitur.

Sipas burimeve nga policia, njëri nga shoferët, me inicialet B.C., kishte ndaluar dhe parkuar pothuajse në mes të rrugës, duke hapur derën e automjetit në momentin që po kalonte 33-vjeçari me motor.

Paraprakisht dyshohet se Hoxha po udhëtonte me shpejtësi, kur u përplas me automjetin e parkuar në mënyrë të gabuar. Përpjekja për të shmangur përplasjen ka bërë që ai të kalonte në korsinë e kundërt, ku përballë po vinte një tjetër automjet, i drejtuar nga F.D., i cili gjithashtu po lëvizte me shpejtësi mbi normën e lejuar.

Nga përplasja e fortë, 33-vjeçari ndërroi jetë në vend, ndërsa dy drejtuesit e tjerë të mjeteve janë arrestuar nga policia për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ekspertët rrugorë kanë arritur në përfundimin paraprak se të tre drejtuesit e mjeteve kanë përgjegjësi në shkaktimin e aksidentit fatal.

Në momentin e ngjarjes, Klajdi Hoxha po kthehej në shtëpi pas një dite pune në sera, si shumë banorë të zonës së Strumit — një udhëtim që fatkeqësisht i mori jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit