Misteri i zhdukjes së Floresha Prengut, “S’e dimë nëse po e kërkojnë të gjallë apo të vdekur”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.11.2025, 11:59

Zhdukja misterioze e Floreshës, nënë 35-vjeçare shqiptare në Trento, po trondit familjen dhe komunitetin. Pavarësisht kërkimeve intensive nga familjarët dhe autoritetet italiane, nuk ka ende asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Të afërmit po përjetojnë një ankth të madh, ndërsa heshtja nga hetuesit shton pasigurinë dhe frikën për fatin e saj.

Floresha, nënë e dy vajzave, u zhduk papritur ditët e fundit në Trento, duke lënë pas një mesazh për burrin e saj dhe një rutinë që përfshinte nisjen për në punë. Familja e saj, që ka ardhur nga Shqipëria dhe pjesë të ndryshme të Italisë, po përpiqet me çdo mënyrë për të zbuluar çfarë ka ndodhur, por pas çdo përpjekjeje, vetëm misteri dhe ankthi shtohen.

Mediat italiane dhe ato shqiptare kanë përhapur lajmin, ndërsa autoritetet vijojnë kërkimet pa pushim. Familjarët bëjnë apel për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Floreshës, duke u lutur që ajo të jetë gjallë. Kushdo që ka ndonjë informacion, mund të kontaktojë në numrin emergjent 112.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit