SHBA/ Tërhiqet nga tregu një ilaç kundër tensionit, dyshohet se përmbante substanca kancerogjene

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.11.2025, 20:29

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka njoftuar se mbi gjysmë milioni shishe me ilaçin për tension të lartë të gjakut Prazosin Hydrochloride janë tërhequr nga tregu, pasi dyshohet se përmbajnë një substancë kancerogjene.

Sipas njoftimit, kompanitë Teva Pharmaceuticals USA dhe Amerisource Health Services, me qendër në Nju Xhersi, kanë bërë tërheqje vullnetare në shkallë kombëtare të rreth 580 mijë shisheve të ilaçit, në doza të ndryshme.

Ky medikament përdoret zakonisht për uljen e tensionit të gjakut, pasi ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut. Në disa raste, ai përshkruhet edhe për çrregullime të gjumit apo ankth të shkaktuar nga stresi post-traumatik (PTSD).

FDA ka sqaruar se seritë e prekura të ilaçit janë klasifikuar në nivelin e dytë të rrezikut, pasi mund të përmbajnë substanca të quajtura nitrozamina, papastërti që, nëse merren për një kohë të gjatë, mund të rrisin rrezikun për zhvillimin e kancerit.

Sipas FDA-së, nitrozaminat janë substanca që mund të formohen gjatë procesit të prodhimit ose ruajtjes së barnave dhe përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin në nivele të larta ekspozimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit