Dalin pamjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën 33-vjeçarit në Fier

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.11.2025, 19:20

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën 33-vjeçarit Klajdi Hoxha, mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Strum–Roskovec, në Fier.

Në aksident u përfshinë dy makina, të cilat u përplasën me njëra-tjetrën dhe më pas goditën motomjetin që drejtohej nga Hoxha. Përplasja ka qenë tepër e fortë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda 33-vjeçarit.

Megjithëse u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, fatkeqësisht ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

JOQ Albania ka siguruar pamje video nga vendngjarja, ku shihet motori i dëmtuar dhe një nga automjetet e përfshira në përplasjen e rëndë që i mori jetën të riut.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:20, në aksin rrugor "Strum-Roskovec", automjeti me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe me motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 33 vjeç, banues në Strum.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit