Xhoana në lamtumirën për Fatos Nanon: Po ndahem me njeriun që kalova çerek shekulli

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.11.2025, 12:25

Me lot në sy dhe zë të dridhur, Xhoana Nano, bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano, mbajti një fjalim prekës gjatë ceremonisë së lamtumirës për partnerin e saj të jetës. Ajo e përshkroi këtë ditë si më të errëtën dhe më të trishtuarën e ekzistencës së saj, duke u ndarë nga njeriu me të cilin kishte ndarë çerekshekulli dashurie, kujtimesh dhe sfidash.

Në fjalën e saj, Xhoana Nano kujtoi me emocion momentet e para të dashurisë së tyre, duke rrëfyer se si, si një vajzë e re, ishte mahnitur jo vetëm nga personaliteti i Fatosit, por edhe nga vizioni i tij për një Shqipëri ndryshe. Ajo theksoi se përveç një jete bashkëshortore, ndanin edhe ëndrra e shpresa për vendin, që e bënë lidhjen e tyre të veçantë dhe të paharrueshme.

Fjala e Xhoana Nanos:

"Të dashur miq dhe dashamirës, i nderuar kryeministër. Dita e sotme është dita më e errët dhe e trishtuar e jetës. Po ndahem me njeriun që kalova çerek shekulli, po ndahem me njeriun që më lidhën përveç dashurisë, shumë ëndrra, shpresa dhe zhgënjime të përbashkëta. Sot është një nga ato ditët që nuk do ta doja ta jetoja kurrë. E tilla është kjo ditë edhe për fëmijët tanë. Këtu e çerek shekulli më parë unë një vajzë e re, rashë në dashuri me Fatosin. Atëherë nuk e kuptoja pse, por tani e di. Kisha rënë në dashuri, jo vetëm me Fatosin si njeriu, por kisha rënë në dashuri edhe me vizionin për një Shqipëri ndryshe, të një Shqipërie që lipsej të largohej nga barbaria, hakmarrjeve dhe të fitonte një kurs tjetër, civil modern dhe evropian. Këto do ti gjeja tek Fatosi"– tha ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit