Një 21-vjeçare Denada Leraku, banuese në Tiranë, është arrestuar nga policia e Fierit pasi u kap duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit të kryer nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, brenda makinës së saj u gjetën dhe u sekuestruan si prova materiale 10 pasaporta të dyshuara të falsifikuara.
Policia ka njoftuar se materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore. Hetimet po vijojnë për të zbardhur origjinën dhe qëllimin e përdorimit të dokumenteve të falsifikuara të gjetura në automjetin e 21-vjeçares.