Vrau djalin e xhaxhait, Bertil Alliaj prej 10 vitesh në kërkim për masakrën e Çoles

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.11.2025, 09:36

Pas disa orë kërkimesh, policia ka arrestuar në malet e fshatit Gjorm 32-vjeçarin Bertil Alliaj, i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij, 36-vjeçarit Dalan Alliaj.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë operacionit është sekuestruar arma e zjarrit, një pistoletë, e dyshuar si e përdorur në krim, bashkë me 10 fishekë.

Bertil Alliaj rezulton të jetë një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar në mungesë me 35 vite burg për “Masakrën e Çoles”, ngjarje e ndodhur në vitin 2015, ku mbetën të vrarë tre të rinj pas një konflikti për motive banale.

Për këtë ngjarje janë dënuar edhe Aleksandër Llanaj dhe Ani Begaj, ky i fundit u kap dy vite më parë pas disa vitesh në arrati.

Në “Masakrën e Çoles” humbën jetën Akil Hasanaj (alias Haki Rakipaj, 29 vjeç), Ardi Velaj (alias Ferdian Velaj, 27 vjeç) dhe Albi Limaj (21 vjeç).

Alliaj ndodhej në arrati prej vitit 2015.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit