Mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, votohet në 32 komuna dhe qytetin e Shkupit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.11.2025, 09:26

Në Maqedoninë e Veriut po mbahet sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku qytetarët votojnë për kryetarët e komunave në 32 komuna si dhe për kryetarin e Qytetit të Shkupit. Në këtë raund kanë të drejtë vote gjithsej 1.013.375 votues, prej të cilëve 474.304 janë vetëm në kryeqytet.

Në komunat Qendër, Aerodrom dhe Karposh, votuesit do të kenë dy fletëvotime, një për zgjedhjen e kryetarit të Qytetit të Shkupit dhe një për vetëqeverisjen lokale. Ndërsa në Shuto Orizari do të përdoren tre fletëvotime, për shkak se do të zhvillohen edhe rizgjedhje për këshilltarë. Në komunat e tjera të vendit, qytetarët votojnë vetëm për kryetarin e komunës përkatëse.

Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në orën 19:00, me mundësi zgjatjeje në rastet kur votimi ndërpritet ose kur qytetarët janë ende në qendrën e votimit pas orarit zyrtar. Këto janë zgjedhjet e teta lokale në Maqedoninë e Veriut dhe të katërtat ku zgjidhen njëkohësisht kryetarë komunash dhe këshilla bashkiakë në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit