Sulm me thikë në trenin e Londrës, 9 persona në gjendje të rëndë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.11.2025, 08:18

Dhjetë persona ndodhen në spital, nëntë prej tyre në gjendje kritike për jetën, pas një sulmi me thikë që ndodhi të shtunën në trenin e linjës 18:25 Doncaster drejt London King’s Cross, Angli.

Policia mori telefonata urgjente nga pasagjerët rreth orës 19:40, të cilët raportuan për incidentin në bord. Treni bëri më pas një ndalesë të paplanifikuar në Huntingdon, Cambridgeshire, ku forcat e armatosura dhe shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në platformë.

Rreth orës 21:45, kryebashkiaku i Cambridgeshire njoftoi se dy persona ishin arrestuar dhe ndodheshin në paraburgim, lajm që më vonë u konfirmua edhe nga policia lokale.

Në hetim tashmë është përfshirë edhe njësia kundër terrorizmit, ndërsa oficerët po përpiqen të kuptojnë çfarë ndodhi dhe cili ishte motivi i sulmit.

Ajo që ende nuk dihet është identitetet i 10 personave të plagosur, detajet për dy të arrestuarit dhe motivi që çoi në këtë ngjarje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit